Në Mynih nis Oktoberfest

Në Mynih nis Oktoberfest

Birra ka nisur të rrjedhë lumë në Mynih, aty ku kanë nisur festimet për Oktoberfest, që është tashmë në edicionin e tij të 186.

Kryebashkiaku Dieter Reiter hapi fuçinë e parë të birrës ditën e shtunë dhe siç e do tradita, krikon e parë ia dha guvernatorit të Bavarisë, Markus Soeder.

Pritet që në Mynih të dynden rreth 6 milionë fansa të birrës nga e gjithë bota në festivalin që do të zgjasë deri në 6 tetor.

600 policë dhe qindra roje sigurie kanë për detyrë të ruajnë rendin, ndërsa 50 doktorë do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar ata që e teprojnë me birrën.

Ashtu si në vitet e kaluara, çmimi i birrës ka pësuar rritje, me një kriko të madhe që kushton 11,8 euro.