"48 Ligjet e Pushtetit", një libër për të gjithë ata që e duan pushtetin

"48 Ligjet e Pushtetit", një libër për të gjithë ata që e duan pushtetin

Në rrugën e historisë vëzhgojmë se përherë dukuritë e dyfytyrësisë janë formuar në një oborr nga njerëz, të cilët kanë kërkuar pushtetin e mbretit, të perandorit ose të udhëheqësit. Në oborret ku ata jetonin gjendja ishte gjithmonë e pasigurt.

Detyra e tyre ishte t’u shërbenin pronarëve të tyre por nëse silleshin me
servilizëm dhe ndiqnin favore të dukshme, të gjithë ktheheshin kundër tyre. Nga
ana tjetër ata duhet të ishin dhe mjaft të kujdesshëm ndaj oborrtarëve të tjerë të
cilët nuk ndalonin asnjë cast të komplotonin kundër tyre. Nëse bota duket si një
intrigë e madhe oborri, në jemi në këtë grackë dhe nuk na intereson të mbetemi
jashtë loje.

Atëherë cilat janë rregullat që mund të na çojnë drejt suksesit? Ligjet
apo normat që rregullojnë jetën tonë në marrëdhëniet e përditshme të punës me
eprorët dhe jo vetëm? Gazetari Foni Ilia shpjegon se ky është një libër që i bën
mirë shoqërisë sepse ajo është ndërtuar sipas hierarkisë dhe këto kate duhen
respektuar. Nëse duam të jemi të kujdesshëm por njëkohësisht edhe të
suksesshëm në profesion por dhe në jetë mënyra dinake e të administruarit të
situatave të ndryshme na con drejt përmbushjes së qëllimit tonë. Libri “48 ligjet
e pushtetit” me autor Robert Greene është një lloj udhëzuesi i artit të goditjes
nga anët. Këto ligje bazohen në shkrimet e njerëzve më të pushtetshëm të botës,
të cilët studiuan dhe përkryen lojën e pushtetit. Libri është një studim mbi
pushtetin, edhe pse kur e lexon atë duket se çdo frazë e tij ka lidhje me jetën
tonë sepse pushteti mbetet gjithmonë joshës dhe mashtrues në mënyrën e tij.

“48 Ligjet e Pushtetit”, shpjegon përkthyesi i këtij libri F. Ilia, ndryshe janë
ligjet për të qenë një lojtar i shkëlqyer dhe njohës i mirë qëllimeve të të tjerëve
për manovrat e tyre egoiste. Libri është dhe një argëtim ndër të tjera teksa e
lexon sepse kupton që ‘perënditë’ zemërohen me pushtetin e të paaftëve që nuk
shohin në thellësi fuqinë e pushtetit por vetëm duan të jetojnë mirë./TCH