Ademi merr pjesë në manifestimin “The Best FIFA Football Awards”

Ademi merr pjesë në manifestimin “The Best FIFA Football Awards”

Presidenti Agim Ademi po qëndron në Milano, ku do të marrë pjesë në ceremoninë “The Best FIFA Football Awards” me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Kjo gala mbrëmje mbahet sonte në orën 20:30 në shtëpinë e Operës në Milano, me mysafirë të shumtë nga bota e futbollit.

Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni presidenti Ademi, sot dhe nesër, do të ketë takime me zyrtarët e sektorëve të ndryshëm të FIFA-s, derisa njëra ndër çështjet që do të diskutohet do të jetë edhe ajo e Loret Sadikut, për të parë se si ka shkuar procesi i deritashëm dhe ku ka ngecur puna.