Ligji për Prokurorinë, Pendarovski: Palët janë afër marrëveshjes

Ligji për Prokurorinë, Pendarovski: Palët janë afër marrëveshjes

Presidenti Stevo Pendarovski beson se marrëveshja mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin e Prokurorisë publike është shumë afër. I pyetur nga mediat, ai shton se nuk ka nevojë që ai personalisht të thirr takim liderësh për këtë çështje nëse ka vullnet politik për zgjidhje.

“Sa e di unë, praktikisht çështja në lidhje me këtë ligj është pastruar. Eventualisht kanë edhe 2-3 çështje kontestuese për të cilat partia kryesore opozitare dhe partia kryesore në pushtet kanë mendime të ndryshme por mendoj se janë shumë afër marrëveshjes. Megjithatë nëse nuk ka vullnet që edhe kjo të dakordohet, është e kot t’i mbledh unë ose ju ose kushdo qoftë. Nëse nuk e miratojmë këtë ligj nuk do të jetë problem që të marrim datë për negociata sepse me vendimin që lëndët të transferohen nga PSP-ja në Prokurorinë e Rregullt, ai problem, në këtë periudhë, është zgjidhur”, deklaroi Stevo Pendarovski, President. /Alsat-m