Tryezë për lëndimet në aksidentet e trafikut

Tryezë për lëndimet në aksidentet e trafikut

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku është takuar sot me drejtorin e Klinikës Emergjente në Prishtinë Basri Lenjani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook", Mazreku ka njoftuar se me të është diskutuar për organizimin e një tryeze për lëndimet e lehta në aksidentet e trafikut.

“Organizimi i një tryeze për të diskutuar për lëndimet e lehta nga aksidentet e trafikut ishte njëra ndër temat e takimit me drejtorin e Klinikës Emergjente në Prishtineëë Basri Lenjani”, ka shkruar Mazreku.