Golf 8 GTI teston forcën në Nurburgring - video

Golf 8 GTI teston forcën në Nurburgring - video

Deri te premiera e Golfit të ri na ndajnë edhe disa javë, por versioni GTI është planifikuar vetëm për vitin 2020.

Volkswagen ka vendosur të mos e prezantojë Golf 8 në panairin e Frankfurtit, por premiera e këtij modeli me siguri do të mbahet gjatë vjeshtës së ardhshme.

Ndërkohë, pamjet e Golf 8 GTI "të kamufluar" janë shfaqur në internet gjatë një prove në shtegun e Nurburgrnig, ku shumica e automobilistëve testojnë karakteristikat drejtuese të modeleve të reja para se t'i paraqesin ato para publikut.

Më shumë detaje teknike rreth këtij modeli janë të panjohura, por pritet që nën ‘kapuç’ të jetë motori me 4 cilindra 2.0 TSI turbo-benzinë me rreth 250 kuaj fuqi.

Fuqia transmetohet në mënyrë standarde në boshte përmes një transmetimi manual me 6 shpejtësi ose një transmetim automatik me 7 shpejtësi.

Volkswagen është vendosur të zbulojë GTI të ri disa muaj pas premierës së Golf 8 në tetor, që do të thotë që Golfi me performancë të lartë do të debutojë në fillim të vitit 2020.