Marku: Të niset vlerësimi ligjor për njoftimet e rreme që përhapën panik

Marku: Të niset vlerësimi ligjor për njoftimet e rreme që përhapën panik

Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Arta Marku ka kërkuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri te qytetarët, nisur nga rasti i lajmit të rremë që shpërndau portali “Syri.net” për tërmetin.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cenuar sekretin hetimor prokurorja Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit, njofton Zyra e Shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. /tch


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare