Esad Dujaka ka publikuar librin më të ri “Duke pritur ditën “D”

Esad Dujaka ka publikuar librin më të ri “Duke pritur ditën “D”

Me botues “Jalifat Publishing”, Esad Dujaka ka publikuar librin më të ri “Duke pritur ditën “D”, libër i cili i dedikohet të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

“Metamorfoza e njeriut tonë”, është hyrja e këtij libri, i cili pason me Dita ime e Pavarësisë”, ku Dujaka tregon emocionet që i ka sjell kjo ditë e veçantë.

“Plagët shqiptare në të dy anët e Drinit”, “Mesjeta politike shqiptare”, “Lufta e paqja”, “Kush i ka gërshërët”, “A është veriu Kosovë”, “Të vjedhim, nëse diçka mbetet”, “Ata janë fajtorë, unë jo”, janë vetëm disa nga titujt e rrëfimeve të Dujakës, që sjell nëpërmjet këtij libri, që ndahet në pesë kapituj.

Esad Dujaka është veteran i gazetarisë, dhe përpos punës së tij si gazetar ai është prezantuar edhe me disa libra, dhe libri “Duke pritur ditën D”, është libri i tij i katërt.