Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Shëndetësisë

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Shëndetësisë

Mungesa e ish-drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Kllokotit, Miroslav Stoliq, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ka bërë që të dështojë seanca e shqyrtimit kryesor ndaj tij, e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Kryetari i turpit gjykues, Zyhdi Haziri, ka njoftuar se i akuzuari më 24 shtator të këtij viti, nëpërmes një shkrese të deponuar në gjykatë, ka njoftuar atë se ai gjendet në një trajtim mjekësor, dhe nuk mund të paraqitet në seancën e së mërkurës.

Ndryshe, në këtë seancë kanë prezantuar, prokurori Shaban Spahiu, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ramadan Leka, si dhe dëshmitari Miroslav Steviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seancën tjetër, gjykatësi Haziri e ka caktuar të mbahet më 29 tetor 2019, në ora 9:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, të datës 25 shtator 2018, Miroslav Stoliq, duke qenë në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë për Arsim, Shëndetësi, Shërbime Sociale, Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kllokotit, me qëllim të përfitimit të interesit pasuror për personin tjetër përkatësisht Daniella Mirkoviqin, e pranuar në punë si infermiere më 11.01.2016, në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Kllokot, e cila kishte pranuar të ardhura personale gjerë më ë 01.02.2018, pa u lajmëruar fare në punë, përkatësisht dhe pa i kryer detyrat e punës për të cilat ishte pranuar.

E për këtë sipas aktakuzës, i pandehuri Miroslav Stoliq nuk kishte ndërmarr asnjë veprim për shkëputjen e marrëdhënies së punës ndaj saj, përkatësisht ndalesën e pagesës së të ardhurave mujore sipas kontratës, në lartësi prej pagës mujore prej 399.19 euro, me çka e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Klloktit në lartësi prej 9,979.90 euro.

Me çka, akuzohet se kryer vepër penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi