Gjërat e vogla krijojnë gjëra të mëdha

Gjërat e vogla krijojnë gjëra të mëdha

Autore: Albina Hyseni

Shfrytëzojeni dhe shijojeni secilin moment që ua sjell jeta, nesër ajo mbetet vetëm një kujtim për ju dhe nëse njeriu kupton vlerën e gjërave edhe më të vogla qoftë edhe një kafe e vogël do ju bëj të ndiheni më mirë duke mos mbytur vetën në negativitetet jetësor.

Normalisht që një krijesë njerëzore nuk mjaftohet vetëm me ketë, por asnjëherë nuk mund të dish (apo ta kuptosh) vlerën e gjërave më të mëdha pa i kuptuar ato më të thjeshtat pavarësisht kush jeni apo çfarë bëni në jetët e juaja, dhe sigurisht kjo i ndodh çdo kujt.

Them kështu sepse ka gjithmonë diçka të bukur në çdo ditë të re, mjafton vetëm ta shohësh me sytë e shpirtit dhe një logjike të thjesht.

E gjitha kjo fillon kur kuptojmë që e ardhmja i takon vetëm atyre që harrojnë urrejtjen dhe mbjellin dashuri. Në të kundërtën ndodh shqetësimi emocional i cili pa dyshim është shkatërrues në çdo aspekt dhe po ashtu dhimbjet fizike andaj të lirosh mendimet jo të mira ato fillojnë gradualisht të kalojnë.

E vetmja gjë që bëjnë këto mendime është shtimi i vuajtjeve të ndryshme të panevojshme dhe shqetësime më të mëdha fizike. Vështirësitë fizike janë normale po jo kur fillojnë të bëhen të shpeshta dhe më keq se që është në të vërtetë. Pra, shumica e vuajtjeve psikike, shpirtërore, fizike, vijnë nga ajo që i shkakton së pari vetës pastaj nga faktorët e ndryshëm, të tjerët.

Si përfundim: trupi është vazhdimisht në një gjendje tranziminai emocional, dhe lehtësisht rrezikojnë anën mentale dhe fizike prandaj nëse do të mund ti injorosh ne veçanti  ato mendime dhe emocione që ja shkakton vetvetes atëherë dhimbja do të zhduket shumë shpejt.

Jetoni momentin

Ky nocion i të çenurit të pranishëm është thelbësorë për të rikuperuar fokusin tuaj mendor. Mund të zgjasë ca kohë por të punosh për ti mësuar vërtetë në moment ( Të duhur). Gjithashtu vlen të theksohet se njeriu nuk mund ta ndryshoj të kaluarën dhe gjithashtu e ardhmja nuk ka ardhur ende, por ajo që bëni sot në të mund të ju ndihmojë të shmangeni përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe të hapni një rrugë për një të ardhme të suksesshme në çdo sferë të jetës.

Fjalët qetësuese ndaj vetës çdo herë që ndjeni një ankth futni mendime dhe fjalë qetësuese në vetëdijen tuaj. Fjalët mbartin shume kuptim dhe fuqi, prandaj përdorini ato në avantazh sa herë që ndiheni të stresuar.

Nga e gjithë kjo na lër të kuptojmë se gjithçka që duhet është gatishmëria për të filluar dhe vlerësuar aq sa duhet për mirë për gjithë secilin. Duke filluar të bëni ndryshime të vogla sot që ju lejojnë të shqetësoheni më pak për të ardhmen në mënyrë që të jetoni është mënyrë e mirë që të jetoni plotësisht në të tashmen dhe logjikisht në këtë mënyrë kjo do ju bëj më të lumtur dhe me më pak stres për një jetë më të shëndetshme në shumë aspekte si në ditët, javët, muajt dhe të gjitha stinët e vitit.