A nuk festojnë shtetësinë fushatat zgjedhore apo edhe përçarjen

A nuk festojnë shtetësinë fushatat zgjedhore apo edhe përçarjen

Ballsor Hoxha

Mund të ndodh që janë vetëm porosi të koduara politikisht.Porosi që herë pas here jepen ndaj liderëve jo vetëm kosovar por edhe atyre serbë të Serbisë. Mund të ndodh që komunitetit ndërkombëtarë me porositë e tyre ka interes të vetin. Kur flitet për domosdonë e vazhdimit të dialogut Kosovë Serbi, dhe çështje të tjera, ka një interes të tyre në tërë këtë. Apo edhe nuk bëhet pa interes. 
Por ajo që thellonë në këto porosi është kryesisht mbajtja e balansit të të mirës kolektive. Balansit të vetëdijes së shoqërisë. Balansit ndaj ekstremeve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon deri më tani kjo shoqëri. Dhe balansit ndaj harrimit të pushteteve politike në luftërat për pushtet. Gjë që kjo e fundit e krijon domosdonë e balansit të porosive të të huajve. Dhe kjo e fundit për shkak të nevojës për kalimin e kohës në politkbërje dhe vendosje të shtyllave. Të përpjekjes së përbashkët të quajtur votim dhe zgjedhje të shoqërisë.
Ka një paradoks në zgjedhjet dhe votimet e vendeve bashkëkohore. Derisa ato janë për festimin, manifestimin, realizimin dhe vendosjen e shtetit dhe të shtetësisë; ato në të njëjtën kohë ndajnë dhe përçajnë në mënyrat më të pazgjedhura komunitete dhe pushtete politike. Deri në masa që të bëjnë të pyesin a nuk është ky fundi i shtetit. Po të njëjtit shtet i cili duhet festuar me fushata e zgjedhje.
Përçarja dhe lufta ndërmjet pushteteve politike është krejtësisht e pabarabartë në raport me shoqërinë kosovare. Ajo gjendet në një gjendje të pandihmë dhe të pashpresë momentalisht. Në të vërtetë një lufte politike përballë pandihmëshmërisë së vetë shoqërisë në këto momente në Kosovë është ekstrem. 
Por si ndodh që përpjekja për realizimin e shtetit përmes votimeve gjithnjë kalon në tragjedi. Tragjedi për vetëdijen e shoqërisë. Duke e ndarë atë. Duke e lënë viktimë. 
Përmasat e “fushatës” (që ende nuk ka filluar) dhe përmasat e luftërave politike janë tejet antagonizuara. Dhe kjo peshë matet nga aq sa mund të bëjë ballë shoqëria kosovare. Në të vërtetë pikërisht këtu është problemi. Por dhe arsyeja e zhbërjes së përpjekjes së gjithmbarshme. Apo edhe të antagonizimit të skajshëm të të resë politike përballë dinosaurëve – politikës relativisht më të vjetër. Dhe kjo është pikërisht peshimi enorm i dramës kosovare në vetëdijen e shoqërisë. Tërë kjo duke ndodhur për një kohë krejtësishtë të shkurtë sa zgjatë fushata. Në të vërtetë peshohet vetë balansi i vetëdijes së shoqërisë në dallimin e të mirës prej të keqes. Në të vërtetë rrezikohet ai dhe ajo dhe kjo krijon gjendje ekstreme si dhe, aq më shumë, gjendje të apatisë post – fushatash. Njëlloj dorëzimi – të të zgjedhurës – dhe me këtë njëlloj dorëzimi në hapin e ri të vetë shoqërisë.
Balansi nuk mund të prishet. Këtë e organizon dhe e sjellë në vete organizmi i vetëdijes së shoqërisë. Por është mungesa e të parit të zgjedhjeve si përpjekje e përbashkët që peshon në masë enorme në këtë vetëdije. Është mungesa e të parit si përpjekje e një shoqërie për të dalë në qetësinë dhe paqën e saj.
Por kjo mundësi e kthimit të balansit, përmes dy shtyllave: 1. asaj të miqësisë së përhershme me jashtë; dhe 2. Të vetëdijes së shoqërisë sonë e cila edhe e ndarë arrin të rikthej organizmin në vete; është pikërisht një prej burimeve të partive politike, si në të mirën dhe si në të keqen e tyre. Aq më shumë që fushatat duhet të gjejnë edhe mënyrën për kthim ndaj po të njëjtës.