​Më 30 shtator në QKUK vijnë mjekë nga Holanda

​Më 30 shtator në QKUK vijnë mjekë nga Holanda

Prof.Gertjan Kaspers, Onkolog Pediatrik, Drejtor i Akademisë së Qendrës Princesha Maxima në Hollandë dhe Dr.Martine van Grotel do ta vizitojnë Prishtinën javën e ardhshme përsëri (30 Shtator - 1 Tetor) për të punuar së bashku dhe për të shkëmbyer njohuritë dhe ekspertizën e tyre me mjekët e departamentit të Hemato-Onkologjisë Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Prof.Gertjan Kaspers që nga fillimi është Ambasador i Care for Kosovo Kids me ndihmën e të cilit Kosova është bërë pjesë e Outreach Program të Qendrës Princesha Maxima - qendra më e madhe onkologjike pediatrike në Evropë.

Prof. Gertjan Kaspers do të jetë ne QKUK përgjatë datave të cekura më lartë, dhe gjithashtu i gatshëm  për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja. 

Prof. Gertjan Kaspers është i njohur për trajtimin e fëmijëve të diagnostifikuar me kancer.