Si të përgatisni kremin e pastiçerisë pa vezë, receta me plot shije

Si të përgatisni kremin e pastiçerisë pa vezë, receta me plot shije

Të flasësh për shijen e mirë të ëmbëlsirave nuk ka fare nevojë, pasi të gjithë që i kanë provuar e dinë këtë.

Edhe nëse nuk i preferoni të gjitha llojet e tyre, me siguri ka një apo dy receta që i veçoni.

Duke qenë se shija e tyre mirë s’ka të mbaruar edhe në këtë artikull do të flasim se si t’i bëni akoma më të shijshme ëmbëlsirat tuaja.

Më siguri sa herë ju shkon mendja për ndonjë tortë me krem apo ëmbëlsira të tjera të lehta të këtij lloji, mendoni të shkoni në ndonjë pastiçeri.

Kjo herë se nuk ju del siç duhet apo herë se nuk keni të gjithë përbërësit në shtëpi.

Për të evituar këtë shpjegon se si të përgatisni vetë një nga sekretet e përgatitjes së tortave si profesionistë të vërtetë.

Kremi i pastiçerisë është sekreti i shijes në shumë ëmbëlsira dhe ju e mësoni shumë lehtë të shpjeguar më poshtë.

Përbërësit

500 ml qumësht

150 gr sheqer

70 gr miell

30 gr niseshte

1 pako me esencë vanilje ose vanilje e freskët

1 lugë gjelle turmerik

lëkura e një limoni

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të filloni duke zier qumështin.

Në një tigan të thellë ose tenxhere të vogël vendosni të ziejë qumështi bashkë me një degë vanilje ose 1 pako me esencë pluhur.

Shtoni aty edhe lëkurën e një limoni të qëruar dhe lërini derisa qumështi të ziejë.

Ndërkohë në një enë të thellë shtoni niseshtenë, miellin, sheqerin dhe një lugë turmerik sipas dëshirës.

Më pas kur të jetë zier qumështi lëreni të pushojë për të paktën 10 minuta, duke i hequr degën e vaniljes nëse ka dhe lëkurën e limonit.

Me anë të një rrahësi elektrik përzieni, qumështin bashkë me miellin duke bërë kujdes që të mos krijohen kokrriza.

Hidheni këtë masë në një tigan të thellë në zjarr dhe përziejeni vazhdimisht derisa të fillojë të ziejë.

Kur të fillojë të marrë ngjyrë dhe të piqet, lëreni edhe 2-3 minuta të tjera.

Më pas fikni zjarrin , hidheni kremin tuaj në një enë të thellë dhe mbulojeni me një qese kuzhine, në mënyrë që të mos forcohet.

Mund ta përdorni  menjëherë për të të përgatitur ëmbëlsirat tuaja të veçanta dhe plot shije./agroweb