Profesori kosovar, Naser Ferri përuron libër në Kroaci

Profesori kosovar, Naser Ferri përuron libër në Kroaci

Profesori nga Kosova, Naser Ferri, ka botuar librin “Živa mitologija” (Mitologjia e Gjallë) në Entin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë (HAZU) në Split të Kroacisë.

Botimi i librit në gjuhën kroate që u mbështet financiarisht nga Qeveria e këtij vendi, u bë në kuadër të manifestimit kulturor “Knjiga Mediterana”.

Librin e prezantuan akademik Nenad Cambi, doktor Marija Buzov, profesor Kristina Džin dhe doktor Vesna Lalošević.

Në këtë përurim ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.

Në këtë simpozium ndërkombëtar, Ferri me 24 shtator e ka prezantuar edhe kumtesën në gjuhë italiane me titull: I membri dell esercito romano nella Dardania romana originari da Sslona” (Pjesëtarët e ushtrisë romake me origjinë nga Salona në Dardani romake).


MË SHUME NGA Kulturë