Sallatë me oriz dhe djathë

Sallatë me oriz dhe djathë

Përbërësit të cilët ju janë të nevojshëm për këtë racion të shpejtë janë:

600 ml ujë;
– kripë;
– 250 gramë oriz;
– 100 gramë belush të thatë;
– 1 konservë me qiqra (240 gramë, të kulluar);
– 3 lugë vaj ulliri;
– 2 lugë lëng limoni;
– 1 thelb hudhre;
– 1 lugë majdanoz të grirë;
– një qepë.

Përgatitja:

Në ujin e vluar shtoni kripën dhe orizin e larë dhe të kulluar dhe zieni në zjarr të lehtë derisa të zihet.

Shtoni belushin dhe qiqrat e kulluara.

Vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe hudhrën përzieni mirë dhe kështu qiteni në oriz.

Shtoni djathin e thërrmuar feta, përzieni dhe qitni majdanozin.

Sallatën shërbejeni të ngrohtë apo të ftohur mirë me qepë të grira imët.