Jaguar XJ që mbushet me rrymë prezantohet në fund të vitit

Jaguar XJ që mbushet me rrymë prezantohet në fund të vitit

Kjo makinë e re që mbushet me rrymë, do të jetë kërcënim për Tesla Model S dhe Porsche Taycan.

Në festimin e 50 vjetorit të themelimit të modelit XJ, Jaguar ka bërë të ditur se do të bëjë disa ndryshime shumë të rëndësishme.

Modeli i fundit është shitje për dhjetë vjet, andaj i duhej një ndryshim shumë i rëndësishëm, andaj për këtë arsye Jaguar ka punuar që të jetë shumë më special.

Brenda veturës janë vënë katër motor elektrike, që së bashku mund të prodhojnë deri në 800 kuaj fuqi.

Specifikat tjera nuk janë bërë të ditura, vetëm se prezantohet në fund të këtij viti. Derisa, është parë duke u testuar me shtresa të mëdha kamuflazhi.

Ueb-faqja Kolesa, që merret me ilustrimin e veturave të reja, e ka shfaqur dukjen që mund ta ketë kjo makinë tërësisht elektrike kur të lansohet.

Të gjitha këto ndryshime, janë Jaguar XJ të rivalizojë me Tesla Model S dhe Porsche Taycan, si një makinë shumë më e mirë.