Toyota C-HR me ndryshime në dukje dhe çmim të arsyeshëm

Toyota C-HR me ndryshime në dukje dhe çmim të arsyeshëm

Ndryshime e reja, janë bërë që të rinjve t’ju përshtaten më së shumti.

Kur u prezantua për herë të parë gjatë vitit të kaluar, për Toyota C-HR kishte interesim të madh dhe shitjet ishin më të mëdha se që ishin planifikuar.

Më së shumti interesim për këtë makinë, ka pasur nga të rinjtë, që duan makina me përmasa jo të mëdha, teknologji moderne dhe çmim të arsyeshëm.

Siguria në këtë makinë është shtuar me frenat emergjente, derisa në brendi ndodhet një ekran minimal me tetë inç, si dhe Apple Carplay, si standard në çdo makinë.

Që të jetë edhe më i pëlqyer nga të rinjtë, që kryesisht e kanë Toyota C-HR si veturën e parë, çmimi i kësaj makine që lansohet gjatë vitit që vjen, fillon nga 18 mijë euro.