Një muaj mamografi falas në spitalin e Pejës

Një muaj mamografi falas në spitalin e Pejës

Sikurse viteve të mëparshme edhe sivjet Spitali i Përgjithshëm në Pejë do ta shënojnë muajin e vetëdijësimit të luftës kundër kancerit të gjirit.

Ky spital njofton se ky muaj do të shënohet me kryerjen e mamografisë pa pagesë për të gjitha gratë mbi moshën 40 vjeçare, e sidomos për ato gra të cilat për herë të parë do ta bëjnë këtë ekzaminim.

“Gjatë viteve të kaluara në muajin e vetëdijësimit që organizohet në muajin tetor numri i grave që kryen mamografinë falas në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ishte mbi 120 gra. Spitali i Përgjithshëm në Pejë fton të gjitha gratë e sidomos ato mbi moshën 40 vjeçare që pa hezitim të shfrytëzojnë mundësinë e kryerjes së Mamografisë, ngase ky muaj i vetëdijësimit organizohet me këtë qëllim”.

“Mamografitë do të kryhen në Kabinetin e Radiologjisë që gjendet në katin e parë tek Ambulancat Specialistike çdo ditë pune prej orës 7-13. Pacientet duhet të kenë udhëzimin ndërsa sa i përket pagesës ky shërbim kryhet falas”.