‘Facebook’ teston heqjen e pëlqimeve në postime

‘Facebook’ teston heqjen e pëlqimeve në postime

Facebook ka filluar heqjen më konkretisht fshehjen e numërimit të pëlqimeve, fillimisht në Australi me 27 shtator.

Testimi do të i heq numrin e pëlqimeve që keni marr në një postim apo fotografi, vetëm duke e treguar se ky postim është pëlqyer nga një shokë/shoqe dhe të tjerë.

Në vend se të tregon numrin e pëlqimeve, “Facebook” është duke tentuar të heq këtë opsion, për të parë se ai bënë kjo njerëzit të ndjehen më mirë, ashtu siç i ka bërë heqja e pëlqimeve në “Instagram”, raporton “The Verge “, transmeton lajmi.net.

Kjo gjë është bërë e ditur nga persona brenda ekipi të kësaj platforme, duke thënë “Ne jemi duke punuar në një test të limituar, ku pëlqimet dhe reagimet janë bërë private në ‘facebook’. Ne do të mbledhim komentet e njerëzve se si kanë reaguar dhe çfarë kanë përjetuar pas këtij ndryshimi.”

“Facebook është duke punuar në fshehjen e pëlqimeve dhe reagimeve.”