BMW X6 M një SUV familjar, me mundësi të bëjë edhe manovra të shpejta

BMW X6 M një SUV familjar, me mundësi të bëjë edhe manovra të shpejta

Makina SUV për të gjitha terrenet, mund të bëjë edhe manovra të ndryshme si rrëshqitja dhe rrathët në asfalt.

Kur prodhuesit tregojnë pjesë të makinave të reja, zakonisht nuk janë atraktive dhe krejt çfarë shohim, janë disa pjesë, apo makinën e kamufluar që shfaqet në lëvizje.

Nganjëherë, rrjedhin imazhet në internet, duke i bërë këto shpërndarje pamjesh edhe më monotone. Por, njëjtë nuk ndodhë edhe me paraqitjen e parë zyrtare të BMW X6 M, që u shfaq duke u testuar në një pistë.

Aktorit Matthias Malmedie, i janë mbyllur lentat e kamerave të telefonit, kur hyri në pistën e BMW që ta shikojë këtë makinë SUV dhe të bëjë disa xhiro të shpejta me të.

Fillimisht, u treguan disa nga pjesët kryesore të BMW X6 M, ndërsa shumë të tjera ishin mbuluar edhe në mënyre teknologjike.

Së bashku me shoferin profesionist, Malmedie pati mundësi të përjetojë manovrat e shpejta me këtë SUV familjar, që është shumë i fuqishëm dhe i mirë.