Audi A1 e modifikuar, po lë të gjithë “gojëhapur”

Audi A1 e modifikuar, po lë të gjithë “gojëhapur”

‘Audi’ ka lansuar në tregun e veturave modelin ‘A1’ të modifikuar, i cili është i aftë të prodhojë 400 kuaj-fuqi.

Vetura në fjalë është vepër e Daniel Abt, i cili garon për ekipin e Formula E të Audi-së, i cili inicoi tërë projektin, transmeton lajmi.net.

Prodhimi i modifikuar i Audi-së dallon nga modeli standard për nga pjesa e përparme, e cila ka të integruar katër cilindra.

Tutje, ‘A1’ sportiv ka çuar fuqinë e mjetit lëvizës në 400 kuaj-fuqi.

“Ishte projekti më i madh i vitit 2019 që kërkoi shumë nga ne,” shpjegoi Daniel.