Delegacionin nga HUG premtoi se edhe më tutje do të mbështesin SHSKUK-në

Delegacionin nga HUG premtoi se edhe më tutje do të mbështesin SHSKUK-në

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka pritur një delegacion të Qendrës Klinike Universitare të Gjenevës(HUG).

Delegacioni udhëhiqej nga Katherine Blondon, drejtoreshë mjekësore e HUG, Sebastien Savornin, drejtor i infermierisë, Thomas Fassier, mjek i urgjencës dhe drejtor i qendrës interprofesionale simuluese, të cilët bashkë me disa infermierë shqiptarë që punojnë në këtë qendër spitalore.

Ky delegacioni për dy ditë do të qëndrojë në Kosovë për trajnim të stafit shëndetësor të SHSKUK-së, në kuadër të konferencës “Bashkëpunimin ndër profesional, për të përmirësuar sigurinë e pacientëve” .

Drejtori Sejdiu, ka falënderuar delegacionin nga HUG për kontributin që po japin në edukimin e stafit shëndetësor të SHSKUK-së.

“Ata i falënderova për mbështetjen dhe përkrahjen që po ju japin në kuadër të konferencës, e që po ndajnë eksperiencat e tyre profesionale me mjekë dhe infermier/e të SHSKUK-së.Ky bashkëpunim ka lindur pas vizitës që kishte një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK patën në këtë qendër spitalore, e që patën premtuar bashkëpunim dhe përkrahje për SHSKUK” theksoi ai.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më tutje dhe do të përfshijë edhe fusha të tjera që për qëllim kanë menaxhimin më të mirë dhe shërbime sa më cilësore për pacientë.

Znj. Blondon dhe z. Savornin, gjatë takimit thanë se kanë pasur kënaqësi që eksperiencat e tyre t’i ndajnë me kolegët nga Kosova.

Ata premtuan se edhe më tutje do të mbështesin Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas projektit që kanë hartuar dy palët për bashkëpunim ndërinstitucional.