Mercedesi zgjedh Shqipërinë për të promovuar X-Classën e re

Mercedesi zgjedh Shqipërinë për të promovuar X-Classën e re

I hedhur në treg gjatë vitit 2018-s, Mercedes-Benz X-Class është ndoshta një nga modelet më të veçantë të Mercedes-Benz dhe gjiganti i prodhimit të automobilëve po investon fuqishëm për të qenë zgjedhja e parë dhe në segment.

Daimler AG menjëherë e pozicionoi X-Class-in si “ofertën më të mirë” të modeleve premium dhe ndonëse një segment i veçantë për Mercedes-Benz, kompania mëmë Daimler AG beson në suksesin e X-Class.

Daimler AG organizon vazhdimisht turne disa ditorë me personazhe të njohur; gazetarë, blogerë, fotografë dhe të apasionuar pas makinave, të cilët provojnë në terren modelet më të reja të Mercedes-Benz.

Dhe për të promovuar këtë model, javën e kaluar Daimler AG ftoi një grup gazetarësh dhe fotoreporterë nga mediat ndërkombëtare, në një udhëtim fantastik në male në lindje të Shqipërisë. Të ndarë në pesë modele X-Class 350 d 4Matic, të pajisur me motorë turbocharged me 3.0 litra, gazetarët e apasionuar të makinave, shijuan bukuritë dhe terrenet e vështira të maleve të Shqipërisë, për një javë, një udhëtim sa mbreslënës po aq dhe i vështirë.

Sigurisht që nuk është terreni faktori kryesor në përfshirjen e Shqipërisë në programin e Test Drive të organizuar nga Mercedes-Benz.

Është dhe një bashkëpunim i Mercedes-Benz me përfaqësitë lokale, Auto Star Albania dhe një raport besnikërie që kompania i kushton rëndësi. Për drejtuesit e Mercees-Benz, në një farë mënyrë është një ‘dashuri” e dyanshme, një mirënjohje për njerëzit e dashuruar me Mercedes-Benz dhe modelet e saj.

Një ‘mirënjohje’ që në fakt është dhe një promovim fantastik i bukurive të natyrës së Shqipërisë në mediat ndërkombëtare. Edhe para pak vitesh, Mercedes-Benz zgjodhi alpet e Shqipërisë për promovimin e GLE-së, një prej fouristradave më të shitura dhe më të pëlqyera të Mercedes-Benz.

Nën pushtetin e shirave…

X-Class është i pajisur me sistemin 4Matic me katër rrota aktive të Mercedes-Benz. Si pjesë e opsioneve të mënyrës së drejtimit, drejtuesi i mjetit gjithashtu mund të zgjedhë opsionin “Off-Road”, i cili përshtat automatikisht fuqinë e motorrit për terrene dhe kushte të vështira. Dhe kjo e bën udhëtimin më efikas, sidomos në kushte tejet të vështira.

Në ditën e parë të udhëtimit tre-ditor, autokolona e X-Class V6 përshkroi terret të maleve në lindje të Tiranës. Në ditën e parë, dukej sikur çdo gjë do të ishte perfekte dhe malet treguan anën e tyre të bukur, duke mirëpritur misafirët nga e gjitha bota me shkëlqimin e tyre. Por, gjithçka u zbeh shumë shpejt, kur nisën stuhitë.

Dhe sigurisht në këto rrethana, me patjetër drejtuesit e mjeteve duhet të përdornin opsionin “Off-Road” për të “luftuar” me kushtet tejet të vështira dhe të ndërlikuara veçanërisht në terrene të tilla. Megjithatë, asgjë nuk mund të ndryshonte planin e grupit. Ata vendosën të ulnin ndjeshëm shpejtësinë dhe në këto kushte e vetmja gjë e rëndësishm, ishte mbijetesa. Në kushte të tilla, çdo gjë shndërrohet në një eksperiencë të lodhshme dhe stresuese, sidomos nëse rruga ndjek shtratin e lumenjve dhe rrugët e mbushura me zhavor dhe gurë.

Por, për X-Class terrene të tilla, përtej stresit që mund të shkaktojë tek drejtuesit e mjetit, që nuk janë mësuar në kushte dhe terrene të tilla, ka gjithmonë një zgjidhje. Sigurisht, pas vështirësisë vjen dhe lehtësirave, dhe më pas itinerari vijoi përgjatë malit, sigurisht në terrene të vështira, por kushtet nxorën më të mirën e X-Class.