Mjekët holandezë shkëmbejnë përvoja me mjekët në QKUK

Mjekët holandezë shkëmbejnë përvoja me mjekët në QKUK

Një grup i mjekëve holandez kanë qëndruar në Kosovë, ku kanë vizituar repartin e Hemato-onkologjisë pediatrike në QKUK.

Prof, Gertjan Kaspers, drejtor i Akademisë së Qendrës Princesha Maxima dhe Dr. Martine van Gortel, udhëheqëse e Programit të Qendrës Princesha Maxima në Kosovë, vizituan repartin e Hemato-onkologjisë pediatrike në QKUK.

Vizita e tyre zgjati dy ditë, ku punuan dhe shkëmbyen njohuritë dhe përvojat e tyre me mjekët tanë.

Kujtojmë, Kosova u bë pjesë e Programit të Qendrës Princesha Maxima vitin e kaluar dhe qëllimi I partneritetit dhe i programit është përmisimi i kujdesit mjekësor dhe fëmijët me kancer në QKUK, në mënyrë që të rritet niveli i mbijetesës për këta pacientë.