Facebook mund të urdhërohet të heqë postimet në të gjithë botën

Facebook mund të urdhërohet të heqë postimet në të gjithë botën

Facebook dhe aplikacione apo faqe të tjera të ngjashme mund të urdhërohen të heqin postime të paligjshme në të gjithë botën pas një vendimi historik nga gjykata më e lartë e BE-së.

Platformat mund të kërkojnë shembuj të ngjashëm të përmbajtjes së paligjshme dhe t'i heqin ato, para marrjes së vendimit.

Facebook u shpreh se vendimi do ngrejë pikëpyetje kritike rreth lirisë së shprehjes.

Çështja u ngrit pas një komenti fyes të postuar në Facebook për politikanen austriake Eva Glawischnig-Piesczek, për të cilën gjykatat e vendit thanë se i dëmtuan reputacionin.

Sipas ligjit të BE-së, Facebook dhe platformat e tjera nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtjet e paligjshme të postuara nga përdoruesit. Ndaj duhet ti heqin shpejt.

Facebook nuk është në gjendje të apelojë kundër këtij aktvendimi.