Elezaj ka inspektuar punimet për rregullimin e shtratit të lumit “Istog”

Elezaj ka inspektuar punimet për rregullimin e shtratit të lumit “Istog”

Zenun Elezaj kryetar i komunës së Klinës i ka inspektuar punimet që janë duke u bërë për realizimin e projektit të rregullimit të shtratit të lumit “Istog”, lum ky i cili përshkon Klinën dhe Istogun.

Ai po ashtu thekësoi se është shumë e rëndësishme rregullimi i shtratit të këtij lumi pasi që do të ndikojë në masë të madhe për parandalimin e vërshimeve.

Zenun Elezaj është edhe kandidat për deputet në AAK.

Ky është postimi i plotë i Elezajt:

“Bashkë me bashkëpunëtorë kam inspektuar punimet në realizimin e projektit të rregullimit të shtratit të lumit “Istog”, lum i cili përshkon Klinën dhe Istogun.

Rregullimi i shtratit të këtij lumi, shumë i rëndësishëm për qytetarët e kësaj ane, do të bëhet me argjinatura, që do të ndikojë në masë të madhe në parandalimin e vërshimeve”.