Kanceri i gjirit në Shqipëri 19% më shumë gra kanë kryer kontrollin në 2019

Kanceri i gjirit në Shqipëri 19% më shumë gra kanë kryer kontrollin në 2019

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot shifrat e kontrollit të gjirit në 9 mujorin e 2019.

“+ 19% gra më shumë kanë kryer kontrollin e gjirit në 9 mujorin 2019, krahasuar me 9 mujorin 2018. Nga 5 mamografët e rinj nga prill 2018 deri në shtator 2019 kanë përfituar 5 531 gra”, thekson Rama.

Çdo vit fushata kundër kancerit të gjirit fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor. Vetëm gjysëm ore nga koha e çdo gruaje për të kryer ekzaminimin për kancerin e gjirit shpëton jetë, ndërsa 1 në 8 gra diagnostikohet me këtë sëmundje.


MË SHUME NGA Shëndetësi