Në Antarktik gjendet “thesari” i pazakontë”, atë e kishte lënë një studiues

Në Antarktik gjendet “thesari” i pazakontë”, atë e kishte lënë një studiues

Studiuesit e Antarktikut kanë hasur në një zbulim befasues, duke gjetur “thesarin” e fshehur për më shumë se një shekull nën shkretëtirën e ngrirë.

Britaniku Sir Ernest Shackleton, ishte eksplorues polar që drejtoi tre ekspedita në Antarktik. Nga viti 1907 deri më 1909, Shackelton së bashku me tre persona tjerë, përfunduan ekspeditën Nimrod duke vendosur kështu rekord të ri në Polin e Jugut.

Pas rikthimit të tij nga ekspedita e fundit e realizuar më 1921, Shackelton ndërroi jetë nga sulmi në zemër dhe u varros në kontinentin e akullt dhe me vete mori në varr shumë sekrete.

Megjithatë, pas më shumë se 100 viteve, arkeologët gjatë ekspeditës kanë gjetur dy shishe uiski skocez të fshehur në akullin e Antarktidës.

E pasi që arkeologët zbuluan këtë thesar të papritur, ata nuk i morën ato pasi i dinin pasojat e grackës së akullit dhe nga frika se mund t’i dëmtojnë, vendosën të presin edhe për disa vite derisa të gjitha mjetet e duhura u te gjenden dhe të përdoren gjatë “operacionit”.

Pasi që arritën t’i nxjerrin kutitë, uiski u shkri pas gati dy javëve dhe u konstatua se shishet i kishin mbijetuar mbylljes shekullore.

Shishet e uiskit McKinley të mbushura në vitin 1898 ishin të vendosura midis tre arkave dhe dy shisheve tjera me alkool, që janë gjetur në vitin 2010.

Kompania që tani ka në pronësi brendin McKinley, kishte marrë me qira një aeroplan privat dhe në vitin 2011 ishte nisur për në Antarktidë për të marrë shishet të cilat më pas u dërguan në Skoci për analiza.

Receta për këtë uiski ishte humbur, por kompania kishte prodhuar “serinë e re” të 50 mijë shisheve nga një mostër e nxjerrë me shiringë përmes tapës së njërës shishe.

“Pasi që ta dërgojë në temperaturën e dhomës, planifikoj ta mbushi një gotë dhe ta zbulojë thesarin e fshehur të bllokuar në akull për gjithë këto vite”, ka deklaruar Richat Patterson.