Sekuestrohen barnat pa banderola në Prizren

Sekuestrohen barnat pa banderola në Prizren

Policia e Kosovës njofton se njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik dhe zyrtarët e doganës, ka realizuar urdhër kontroll në nëntë barnatore në rajonin e Prizrenit, mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për veprën penale: “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Gjatë kontrollit bëhet e ditur se janë gjetur dhe sekuestruar rreth 130 njësi barna pa banderola. Nuk raportohet për të arrestuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Shëndetësi