FJALA në Vushtrri prezentoi kandidatët për deputet

FJALA në Vushtrri prezentoi kandidatët për deputet

Partia FJALA sot ka zhvilluar fushatën zgjedhore në Vushtrri dhe ka prezentuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 6 tetorit

Edhe në Vushtrri sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.

Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi ka treguar se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.

Prandaj nuk është e drejtë dhe nuk është e ndershme të maltrotehen qytetarët nëpër tubime.

Në fund Kelmendi prezentoi edhe kandidatët nga qyteti i Vushtrrisë:

1.Safet Ademi - Ekonomist,

2.Erxhan Muaharremi - Inxhinier i Elektroteknikës, dhe doktor i mjekësisë popullore

Autor: RTKlive