Syla: Sot janë ekzekutuar pagat e punëtorëve të “Trepçës”

Syla: Sot janë ekzekutuar pagat e punëtorëve të “Trepçës”

Punëtorëve të “Trepçës”, sot u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, kryesuesi i bordit të “Trepçës”, Ardian Syla,  i cili ka thënën  për shkak që muajve të fundit janë duke u ballafaquar me probleme serioze financiare, bordi mbikëqyrës dhe menaxhemnti i ri ka marrë vendim që prioritet në kryerjen e obligimeve për paga t’ju jepet punëtorëve në prodhim.

“Po, është e vërtetë që sot janë ekzekutuar pagat për gjithë punëtorët për muajin shtator. Në muajin gusht gjithashtu janë paguar pagat për gjithë punonjësit cilët janë të kyçur direkt në prodhim, kurse kemi mbetur në obligime vetëm për një pjesë të caktuar të menaxhmentit e që nuk është ndonjë vlerë e madhe. Për shkak që muajve të fundit jemi duke u ballafaquar me probleme serioze financiare, bordi mbikëqyrës dhe menaxhemnti i ri ka marrë vendim që prioritet në kryerjen e obligimeve për paga t’ju jepet punëtorëve në prodhim”, ka thënë Syla për gazetën “Epoka e re”, duke shtuar se muaji që lamë pas ka dhënë indikacione për një rritje të trendit të prodhimit. “Prandaj jemi duke shpresuar që ky trend të vazhdoj në mënyrë që të mos kemi probleme financiare.  Në anën tjetër, borxhet e trashëguara e që duhet paguar patjetër janë gjithashtu një barrë shtesë në këto kohë të vështira për ndërmarrjen. Presim që trendi i rritjes së prodhimit të vazhdoj dhe gjithashtu presim që me punësimin e fuqisë së re punëtore të stabilizojmë prodhimin në një periudhë sa më të shpejtë”, është shprehur Syla.