MPB me detaje rreth incidentit të djeshëm në Gazi Babë

MPB me detaje rreth incidentit të djeshëm në Gazi Babë

MPB jep detaje të reja rreth shkëmbimit të zjarrit të djeshëm në Gazi Babë, ku u plagos një person. Sipas policisë, dje në orën 15:45 në SPB Shkup është paraqitur se në spitalin e përgjithshëm “Shën Naum i Ohrit” është dërguar A.B. (27) i cili ka pasur lëndime nga një armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën Bajram Shabani dhe në të janë përfshirë disa persona, me çka lëndime ka marrë A.B.

Më vonë në vendin e ngjarjes është gjetur vetura e markës “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, në pronësi të J.V. (28) nga fshati Sveta Petka, e cila ka qenë e dëmtuar nga arma e zjarrit.