Bozhinoviq: Kroacia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj evropiane

Bozhinoviq: Kroacia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj evropiane

Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozhinoviq tha sot se Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e vendit të tij në proceset e ardhshme evropiane, pasi rruga e saj evropiane është gjithashtu në interes të Kroacisë.

"Shqipëria është në një fazë kur pret të hapë negociatat me Bashkimin Evropian. Miqtë tanë shqiptarë e dinë shumë mirë që mund të llogaritin në mbështetjen e plotë të Republikës së Kroacisë, pasi zgjerimi i BE-së, ndërsa plotëson kushtet e kërkuara nga vendet që hyjnë në procesin e negociatave, është në interesin tonë," tha ministri Bozhinoviq pas Konferencës Ndërkombëtare për Albanologjinë, transmeton agjencia e lajmeve Hina.

Mbështetja e Kroacisë do të vijë veçanërisht në shprehje nga fillimi i vitit të ardhshëm kur Zagrebi zyrtar do të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian, shtoi ai.

Bozhinoviq theksoi se Kroacia po bashkëpunon gjithashtu me Shqipërinë për mbrojtjen e kufijve nga migrantët e paligjshëm.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare