Qendra më e madhe e votimit në Gjakovë hapet me vonesë

Qendra më e madhe e votimit në Gjakovë hapet me vonesë

Qendra më e madhe e votimit në Komunën e Gjakovës, shkolla e mesme e ulët “Yll Morina” nuk është hapur me kohë.

Siç ka njoftuar menaxheri i kësaj qendre, Berat Bejtullahu, ka thënë se ka pasur vonesë prej 15 minutash.

Sipas tij, gjithçka ka filluar në ora 7 e 15 dhe vonesat mund të kenë ndodhur për shkak të trafikut derisa kanë mbërritur materialet e ndjeshme.

Po ashtu, pak kilometra nga kjo shkollë gjendet qendra tjetër e votimit “Mustafa Bakija” në të cilën gjithashtu ka pasur vonesa në hapjen e saj.

Ndryshe, në Komunën e Gjakovës të drejtë vote kanë 116.651 votues.