Procesi i rregullt i votimit në Kaçanik

Procesi i rregullt i votimit në Kaçanik

Në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur dyertë e vendvotimit në Kaçanik. Ky qytet ka 19 qendra të votimit me gjithsej 46 vendvotime.

Qendra më e madhe e votimit është shkolla “Emin Duraku”.

Deri tani procesi ka shkuar mirë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Në Kaçanik kanë të drejtë vote mbi 30 mijë qytetarë.