Tre deputetët shqiptarë, mision studimor legjislativ rajonal në SHBA

Tre deputetët shqiptarë, mision studimor legjislativ rajonal në SHBA

Tre deputetë të Parlamentit shqiptar, Klotilda Bushka, Aurora Mara dhe Andi Permeti morën pjesë në një mision studimor legjislativ rajonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i fokusuar në temat e transparencës dhe antikorrupsionit.

Ambasada Amerikane në Tiranë bën të ditur se misioni studimor u organizua nga Instituti Republikan (IRI), në bashkëpunim me Institutin për Qeveri Përfaqësuese, me mbështetjen e Byrosë për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës të Departamentit të Shtetit.

Programi përfshiu edhe parlamentarë nga Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Serbia, ndihmoi në forcimin e marrëdhënieve bilaterale midis palëve dhe homologëve të tyre në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa sipas ambasadës Amerikane në Tiranë forcoi me tej marrëdhëniet me zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane dhe ekspertë të shquar me një interes të përbashkët në zgjidhjet legjislative për transparencën dhe anti-korrupsionin. /ATSh


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare