Arrestohet një person në Viti, dyshohet për keqpërdorim të votës

Arrestohet një person në Viti, dyshohet për keqpërdorim të votës

Një person është arrestuar në Viti pasi dyshohet për keqpërdorim të votës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se një person i dyshuar është arrestuar.

“Mund ta konfirmoj se një person është ndaluar, ndërkaq është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Prokuroria po merret me rastin”, ka thënë Hashani.

Të arrestuar gjatë ditës së sotme ka pasur edhe në qytetet tjera të Kosovës. Katër persona janë arrestuar në Prizren për fotografim të votës.

Për veprën e njëjtë ka pasur të arrestuar edhe në Prishtinë e Rahovec.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas edhe qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.