Në Prishtinë deri në ora 15:00 kanë votuar 36 përqind e votuesve

Në Prishtinë deri në ora 15:00 kanë votuar 36 përqind e votuesve

Nga rezultatet që ka publikuar Komisioni Qendor i Zgjedhjeve në orën 15:00, në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë deri në atë orë kanë dalë më shumë se 36 përqind e votuesve.

Nga kjo përqindje, gjithsej janë 72.080 votues, ndërsa numri total i votuesve të regjistruar është 195.554.

Në orën 15:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar statistika rreth numrit të atyre që po marrin pjesë në këto zgjedhje të parakohshme, nëpër të gjitha komunat.

Nga 99.88 për qind e qendrave të votimit në gjithë Republikën e Kosovës kanë votuar 566 mijë e 190 persona, shifër kjo e cila mund të ndryshojë në momentin kur do të përditësohen shifrat edhe me të dhënat nga 4 qendra të votimit të tjera. Përkthyer në përqindje deri në orën 15:00 kanë votuar 29. 25 për qind e gjithë atyre që kanë drejtë vote.