Ndalohen shtatë persona për fotografim të votës në Prizren

Ndalohen shtatë persona për fotografim të votës në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se deri në orën 17:30, janë shoqëruar në polici shtatë persona të cilët kanë fotografuar votën gjatë procesit të votimit.

Shefi i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për Radion Evropa e Lirë se pesë nga shtatë personat e ndaluar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Policia e Kosovës deri më tani ka iniciuar shtatë raste të ‘cenimit të fshehtësisë së votimit’, pra në këto raste është bërë fotografimi i votës. Pesë nga këta persona janë ndaluar në mbajtje me aktvendim të prokurorit për 48 orë, ndërsa dy persona janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Osmanollaj.

Osmanollaj ka njoftuar se në këto raste janë konfiskuar edhe telefonat për hetime të mëtutjeshme.