Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime e vranësira deri të dendura, ku më të theksuara do të jenë në jug.

Reshjet e shiut do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe të izoluara kryesisht në jug deri në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi deri 1-8 m/sek, ndërsa në bregdet e vrullshme dhe me rrahje deri 20 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3.4 ballë.