Deklarata e një prej pasanikëve të botës:Askush s`meriton të jetë miliarder

Deklarata e një prej pasanikëve të botës:Askush s`meriton të jetë miliarder

Mark Zuckerberg, i cili ka një pasuri me vlerë neto prej 66.6 miliardë dollarë dhe është personi i pestë më i pasur në botë, thotë se miliarderët nuk meritojnë të kenë kaq shumë para.

Shefi ekzekutiv i Facebook bëri komentet gjatë një livestream në Q&A Facebook me punonjësit.

Deklarata e Mark erdhi pasi u pyet mbi komentet e kandidatit për president Bernie Sanders se kaq shumë pasuri për një person nuk duhet të ekzistojnë.

Zuckerberg tha se ishte dakord me Sanders.

"Nuk e kuptoj se nga vjen. Nuk e di sesa është limiti i parave që një person duhet të ketë, por askush nuk e meriton të ketë kaq shumë para,"-tha miliarderi.

Sanders njoftoi muajin e kaluar një plan për të taksuar familjet më të pasura të vendit, duke thënë se ai do të gjenerojë më shumë se 4 trilion dollarë gjatë dekadës së ardhshme dhe do të zvogëlojë ndjeshëm pasurinë e miliarderëve.