​Gjuhen me armë pronari i shtëpisë me të dyshuarin për vjedhje

​Gjuhen me armë pronari i shtëpisë me të dyshuarin për vjedhje

Policia e Pejës njofton se një person ka raportuar se te shtëpia e tij ka hasur në një person të panjohur afër dritares së shtëpisë i cili me të vërejtur ankuesin fillon të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ankuesi vrapon pas të dyshuarit mirëpo i dyshuari nuk ndalet por drejton pistoletën duke shtënë në drejtim të viktimës, i cili nuk ka pësuar lëndim.

 I njëjti i përgjigjet duke shtënë në drejtim të personit të dyshuar por nuk raportohet për  të lënduar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente dhe prokurori.