Lladrovci uron qytetarët për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve

Lladrovci uron qytetarët për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve

Kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës urojnë të gjithë qytetarët e këtij për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas komunikatës së kësaj komune qytetarët e Drenasit si dhe të mbarë Kosovës, dëshmuan kulturën dhe maturinë e tyre qytetare e politike.

“Këto zgjedhje edhe një herë dëshmuan se qytetarët e Drenasit vlerësojnë punën e mirë që po bëhet nga komuna”.

“Komuna e Drenasit, uron fituesit e zgjedhjeve parlamentare dhe i fton që të marrin shembull komunën e Drenasit për qeverisje të mirë e transparencë dhe njëkohësisht i fton për bashkëpunim në të mirë të interesit të përgjithshëm”, thonë nga kjo komunë.