Hahn: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave

Hahn: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe vendet anëtare të përgjigjen, publikoi në Tuiter eurokomisari për zgjerim Johanes Han.

Han në të vërtetë këtë e theksoi si përgjigje të tuitit paraprak të liderëve të BE-së në të cilin ata japin mbështetje për fillimin e negociatave me dy vendet.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe vendet anëtare të përgjigjen!. Falënderim deri tek liderët e BE-së për qëndrimin e tyre të fuqishëm për fillimin e negociatave me dy vendet në tetor”, u ka thënë Han liderëve evropianë në Tuiter.

Në rrjetin social Tuiter, Han përkujtoi në mesazhin e liderëve të BE-së të drejtuar vendeve-anëtare, të cilat duhet ta sjellin vendimin përfundimtar më 17 dhe 18 tetor.

Në letrën e dërguar më 3 tetor deri tek vendet anëtare të BE-së, kryetari i tanishëm i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, kryetarja e sapoemëruar e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lejn dhe kryetari i Parlamentit Evropian David Sasol, kërkojnë hapje të negociatave aderuese për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Ata përkujtojnë se vendet anëtare janë angazhuar në qershor të kthehen në çështjen dhe të sjellin vendim esencial në tetor për këtë çështje.

Liderët evropianë në Tuiter publikuan se besojnë se është koha për hapjen e negociatave me dy vendet.