Qenushi gjendet i gjallë nën rrënoja një muaj pas uraganit

Qenushi gjendet i gjallë nën rrënoja një muaj pas uraganit

Ekipet e shpëtimit janë gjetur një qenush të gjallë nën rrënojat e një banese të shembur, një muaj pasi Uragani Dorian goditi Bahamas.

Qenushi, që mori emrin "Mrekulli" u gjet të premten nga Big Dog Ranch Rescue në Marsh Harbour.

"Mrekullia" gati u shtyp për vdekje kur ndërtesa u rrëzua duke e bllokuar nën një xham të thyer, një kondicioneri dhe nën rrënoja.

Qeni 1 -vjeç mbijetoi duke pirë vetëm ujin e shiut. Ai u gjet i paushqyer, ku brinjët i duken lehtë si edhe i paaftë për të ecur.

Pavarësisht nga gjendja e rëndë "Mrekullia" përshëndeti ekipin e shpëtimit duke tundur bishtin.

Tani qenushi po merr ndihmë mjekësore.

Pasi të marrë veten do jepet për birësim. Uragani Dorian goditi Bahamas në fillim të shtatorit, duke vrarë dhjetëra njerëz, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.