Kroacia: Të hapen menjëherë negociatat për Shqipërinë

Kroacia: Të hapen menjëherë negociatat për Shqipërinë

Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë vizitës zyrtar në Zagreb pati një bashkëbisedim shumë të hapur me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Cakaj thekson se në takim u dakorduan për të zbatuar objektivat e përcaktuara në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes dy vendeve në Dhjetor 2018.

Cakaj theksoi se Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi.

“Gjatë qëndrimit zyrtar në Zagreb pata edhe një bashkëbisedim shumë të hapur me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic. Në takim u dakorduam për të zbatuar objektivat e përcaktuara në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur mes dy vendeve në Dhjetor 2018. Ramë dakord për një qasje më dinamike dhe një bashkëpunim të shtuar në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe politikave të sigurisë. Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi”, u shpreh Cakaj.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare