Shqipëri-Liban, forcim i marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare

Shqipëri-Liban, forcim i marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez.

Meta ka theksuar se këto marrëdhënie dhe ngjashmëritë ndërmjet vendeve e popujve tanë përbëjnë një bazë të shëndoshë për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shkëmbimet ekonomike e tregtare.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez. Theksova se këto marrëdhënie dhe ngjashmëritë ndërmjet vendeve e popujve tanë përbëjnë një bazë të shëndoshë për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shkëmbimet ekonomike e tregtare”, është shprehur presidenti Meta pas takimit.