Dimitrov: S’duam pengesa për marrjen e datës

Dimitrov: S’duam pengesa për marrjen e datës

Maqedonia nuk duhet të lejojë që Shqipëria të jetë pengesë e saj për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në.

Kështu tha ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, pas takimit me homologun austriak, Aleksander Shalenberg. Dimitrov tha se procesi i qasjes drejt BE-së është individual.

"Mundësia më e mirë për ne është që të dyja të shkojnë përpara, por nuk mund të lejojmë që njëra të jetë viktimë e tjetrës, do të thotë dy është më mirë se njëra, por njëra është më mirë se zeroja, që do të thotë se është jo sukses edhe për vetë atë por mund ta prishë edhe vetë politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian", deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

Shalenberg nga ana tjetër tha se qëndrimi i Austrisë është që edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria të marrin datë në tetor.

"Nuk do doja të gjykojë për diskutimet të cilat do të zhvillohen, por pozita jonë si Austri është e qartë se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria duhet të ftohen nga Brukseli dhe të fillojnë negociatat", deklaroi Aleksander Shalenberg, ministër i jashtëm i Austrisë.

Ai tha se vizita e tij në vend është për të dëshmuar mbështetjen euro-integruese të vendit.