Aliu: Kosovarët treguan kulturë të lartë e qytetari

Aliu: Kosovarët treguan kulturë të lartë e qytetari

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Zgjedhjet Parlamentare të 6 tetorit.

“Tash kur kutitë e votimit janë në fund të numërimit dhe fituesi i zgjedhjeve është krejt i qartë, përgëzoj ferizajasit dhe gjithë qytetarët e Kosovës që dje, në një proces zgjedhor shembullor, duke reflektuar kulturë të lartë e qytetari, masivisht, shprehën vullnetin e bindjen politike. Verdikti i shumicës nxorri fituese të këtyre zgjedhjeve – Lëvizjen Vetëvendosje!, së cilës i uroj punë të mbarë e suksese të përbashkëta në drejtimin e vendit “- tha Aliu.

Ai ka falënderuar gjithë aktivistët e PDK-së siç thotë ai për kontributin në procesin zgjedhor.

“Faleminderit të gjithë burrave e grave, aktivistëve e simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj e më gjerë, që dje pakursim dhanë më të mirën për forcën tonë politike. Bashkë, do të rikthehemi edhe më fuqishëm!”.


MË SHUME NGA Nacionale