Hungaria nuk do të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski as për ngj

Hungaria nuk do të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski as për ngj

“Porosia të cilën javën e ardhshme BE-ja do ta dërgojë deri te Maqedonia e Veriut është porosi edhe për rajonin. Nëse e gjithë ajo të cilën e bëri vendi nga zgjidhja e çështjeve me fqinjët, reformat dhe ndryshimin e plotfuqishëm pozitiv në shoqëri, nuk njihet dhe shpërblehet me vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Unionin, Evropa do të dërgojë porosi se nuk është partner serioz”, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Duke folur në panel debatin “Marrëveshja e Prespës -mësimet e dala gjatë negociatave diplomatike dhe perspektiva ndërkombëtare” që u mbajt në MPJ, ai përkujtoi se vendi 14 vite është kandidat për anëtarësim në BE dhe ka dhjetë rekomandime pozitive se është i gatshëm për fillimin e negociatave dhe për hyrje në fazën e ardhshme.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave më 15 tetor, ndërsa i Këshillit të Evropës më 17-18 tetor është randevuja jonë me historinë. Do të jetë shumë vështirë të ju themi qytetarëve – “ne nuk patëm sukses këtë herë, do të kemi në herën e 11-të”, theksoi Dimitrovi.

Treguam, tha ai, guxim dhe frymë evropiane në zgjidhjen e çështjeve vendore, punojmë në agjendën evropiane, bëmë hapa të mëdhenj përpara në vitet e kaluara në sferën e lirisë së medieve, pavarësisë në gjyqësor, administratë publike…

“Kjo është shoqëri shumë më e ndryshme nga ajo të cilën e trashëguam në qershor të vitit 2017 dhe nëse ky trend nuk shpërblehet dhe inkurajohet nga BE-ja, nëse nuk pranohet dhe njihet me vendim pozitiv për fillimin e negociatave, kjo do të dërgojë porosi se Evropa nuk është serioze kur sjell përfundime”, tha ministri Dimitrov.